Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Ukrainasit godasin qendrën komanduese në Belgorod të Rusisë, pamje nga aksioni

Ukrainasit godasin qendrën komanduese në Belgorod të Rusisë, pamje nga aksioni

Forcat Ajrore të Ukrainës kanë arritur me sukses të godasin një qendër komanduese të forcave ruse, brenda territorit të Rusisë.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, thanë se forcat ajrore kanë vepruar në bashkëpunim me degët e tjera mbrojtëse, transmeton Telegrafi.

Qendra komanduese ishte lokalizuar në fshatin Nekhoteyevka në rajonin e Belgorodit.

“Janë regjistruar shpërthime si rezultat i një operacioni luftarak. Objektivi është shkatërrues me sukses”, u tha nga ukrainasit.

Madje janë publikuar pamjet, ku shihen shpërthimet që ndodhin në qendrën komanduese në Belgorod të Rusisë. /Telegrafi/