Tre oligarkëve rusë u janë ngrirë pasuritë nga një gjykatë ukrainase pasi kanë mbështetur pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
Shërbimi i sigurisë i Ukrainës (SBU) tha se asetet, në total mbi 17 miliardë hirvnia (478 milionë euro), ishin në pronësi të Mikhail Fridman, Pyotr Aven dhe Andrey Kosogov, të cilët mendohet se janë pjesë e rrethit të ngushtë të Vladimir Putinit.
SBU tha se tre burrat kontribuuan në “financimin në shkallë të gjerë të agresionit të armatosur të Federatës Ruse”.
Oligarkët nuk iu përgjigjën menjëherë pretendimeve, raporton skynews.
Midis aseteve të ngrira janë të drejtat e korporatave të operatorëve të telefonisë celulare, një prodhuesi i ujit mineral dhe firmave financiare dhe të sigurimit.
Ndryshe, shumë vende perëndimore kanë ngrirë pasuritë të oligarkëve rusë që po mbështetin pushtimin e Ukrainës.
/TV Arbëria