Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Ukraina po zhvillon një teknologji që do t’i bëjë ushtarët e vet “të padukshëm”

Ukraina po zhvillon një teknologji që do t’i bëjë ushtarët e vet “të padukshëm”

Studiuesit ukrainas janë në zhvillim të një “manteli të padukshëm” që do të mund të fshehë ushtarët nga imazhet termike ruse, njoftoi më 4 tetor, Ministri i Transformimit Dixhital, Mykhailo Fedorov.

Imazhet termike, të njohura gjithashtu si imazhe infra të kuqe, janë një teknologji që na lejojnë të kapim dhe vizualizojmë rrezatimin e nxehtësisë (rrezatimin infra të kuq) të emetuar nga objektet dhe mjedisi. Ndryshe nga drita e dukshme, të cilën syri i njeriut mund ta shohë, imazhet termike zbulojnë rrezatim infra të kuq, i cili nuk është i dukshëm me sy të lirë.

Teknologjia për të cilën po punon Ukraina, apo “manteli” bllokon rrezatimin e nxehtësisë, duke i bërë snajperistët ukrainas dhe ekipet e forcave speciale të padukshme nga objektet optike të imazheve termike dhe kamerat, duke përfshirë dronët, kur punojnë natën.

Sipas Fedorov, teknologjia tashmë është duke u testuar në terren.

“’Manteli i padukshmërisë’” është vetëm një nga zhvillimet që do të ndihmojë në shpëtimin e jetëve të ushtarakëve tanë në vijën e parë”, shkroi ministri. 

/TV Arbëria

Powered by WordPress