Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Ukraina mund të bojkotojë Lojërat Olimpike

Ukraina mund të bojkotojë Lojërat Olimpike

Ukraina nuk do të refuzonte mundësinë për të bojkotuar Lojërat Olimpike në sportistët rusë dhe bjellorusë lejohen të garojnë në Paris 2024, ka thënë ministri i sportit të Ukrainës.

Planet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtarë (IOC) për të gjetur një mënyrë që atletët rusë dhe bjellorusë të rikthehen në gara do të kundërshtohen, tha ministri i sportit ukrainas, Vadim Guttsait.

“Pozicioni jonë nuk ndryshon: për sa kohë që ka luftë në Ukrainë, sportistët rusë dhe bjellorusë nuk duhet të lejohen të marrin pjesë në garat ndërkombëtare”, shkruante Guttsait në faqen e tij në “Facebook”.

“Aktualisht po punohet për hapat e mëtejshëm të mundshëm dhe hapat e parë për të vazhduar sanksionet dhe për të parandaluar rusët dhe bjellorusët nga garat ndërkombëtare. Nëse ne nuk dëgjohemi, nuk e përjashtoj mundësinë që ne do të bojkotojmë dhe refuzojmë garat në Olimpiadë”, shkruante më tej Guttsait

Që nga pushtimi rus ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022, shumë organizata sportive kanë zhvendosur ngjarjet dhe kanë pezulluar ekipet ose atletët rusë, ndërsa sponsorët i kanë përfunduar kontratat në shenjë proteste kundër luftës.

Atletët rusë dhe bjellorusë janë ndaluar në disa sporte, ndërsa në të tjera u lejohet të garojnë nën një flamur neutral.

/TV Arbëria

Themes by WordPress