![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/pdk-2025.gif)
Shërbimi i Sigurisë Shtetërore i Ukrainës SBU tha se kishte kapur agjentë rusë brenda shërbimit të rojës shtetërore të Ukrainës duke komplotuar vrasjen e presidentit Volodymyr Zelensky dhe zyrtarëve të tjerë të lartë qeveritarë.
“Kundërzbulimi dhe hetuesit e SBU prishën planet e FSB-së (shërbimit të sigurisë ruse) për të eliminuar presidentin e Ukrainës dhe përfaqësues të tjerë të udhëheqjes më të lartë ushtarake dhe politike”, tha SBU në Telegram, raporton Reuters.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/nisma-2025.gif)