Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, ka thënë se si rezultat i luftës, Ukraina ka territor të madh të minuar – përkatësisht bëhet fjalë për 250 mijë kilometra katrorë (96,526 milje katrorë).
“Bëhet fjalë për territorin më të madh në botë të mbushur me mina”, shtoi Shmyhal – duke theksuar se mina janë vendosur nga ushtria ruse e Vladimir Putinit.
“Kjo jo vetëm që e vështirëson udhëtimin e njerëzve, por gjithashtu shkakton pengesa për bujqësinë që është një nga industritë tona kryesore”, tha ndër tjera kryeministri ukrainas.
Kujtojmë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, janë vrarë qindra mijëra ushtarë nga të dyja palët, kurse minat e vendosura nga rusët kanë bërë që numri i viktimave të rritet akoma më shumë. /TV Arbëria