Që prej 24 shkurtit të vitit 2022, luftimet e ashpra mes ushtrisë ruse dhe asaj ukrainase vijojnë të marrin jetë njerëzish me ritme të tmerrshme.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, në një deklaratë të fundit, pretendon se që prej nisjes së luftimeve janë vrarë 533,090 ushtarë rusë. Sipas Kievit zyrtar, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë ose janë plagosur 1,110 ushtarë rusë.
Ditën e premte, dronë me rreze të gjatë veprimi të Ukrainës, goditën 4 rafineri ruse të naftës e po ashtu stacione radarësh dhe objektivë të tjerë ushtarakë në rusi.
Ushtria ruse tha më herët se kishte rrëzuar 70 dronë mbi detin e zi, dhe gadishullin e pushtuar të Krimesë, 43 dronë mbi rajonin rus të Krasnodar dhe një tjetër mbi atë të Volgograd.
Një burim i inteligjencës së Kievit, tha për agjencinë e lajmeve Reuters se rafineritë e naftës së Afipsky, Ilsky dhe Krasnodar prodhojnë karburant për flotën ruse në detin e zi, dhe se operacioni për shënjestrimin e tyre ishte zhvilluar në koordinim me shërbimet e sigurisë, SBU.