Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë nga 90 ushtarë që ishin zënë rob lufte nga të dyja palët

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë nga 90 ushtarë që ishin zënë rob lufte nga të dyja palët

Ukraina dhe Rusia kanë arritur një marrëveshje për shkëmbimin e 90 të burgosurve të luftës, ka njoftuar ministria ruse e Mbrojtjes.

Në kumtesën e publikuar në Telegram, ministria ruse tha se të burgosurit rusë janë rikthyer pas ndërmjetësimit të Emirateve të Bashkuara Arabe, transmeton Telegrafi.

Ata janë dërguar në Moskë me aeroplan për kontrolle mjekësore u tha ndër tjera nga ministria ruse e Mbrojtjes.

E lajmin për shkëmbimin e të burgosurve të luftës e ka konfirmuar edhe presidentit ukrainas i cili tha se 90 ushtarë ukrainase janë rikthyer nga Rusia.

“Kujtojmë të gjithë burrat dhe gratë tonë që po mbahen në Rusi. Vazhdojmë të punojmë në lirimin e të gjithëve. Kërkojmë drejtësi për të gjithë që po mbahen nga armiku”, tha presidenti ukrainas.