Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Ukraina dhe Rusia këmbejnë të burgosur të luftës

Ukraina dhe Rusia këmbejnë të burgosur të luftës

Ukraina dhe Rusia i kanë këmbyer qindra të burgosur të luftës të shtunën, në ditën kur Kievi po e shënon Përvjetorin e Pavarësisë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se 115 të burgosur ukrainas u liruan në marrëveshjen e këmbimit me Rusinë.

“Edhe 115 mbrojtës tanë janë kthyer në shtëpi sot. Ata janë luftëtarë nga Garda Kombëtare, Forcat e Armatosura, Marina, dhe Shërbimi Kufitar Shtetëror”, tha Zelensky në X.

“Ne i kujtojmë të gjithë. Ne po i kërkojmë ata dhe po bëjmë përpjekje për t’i kthyer në shtëpi”, shtoi ai.

Ukraina tha më herët se ushtarët rusë të zënë rob në rajonin Kursk të Rusisë do të përdoreshin për “këmbim” për lirimin e trupave ukrainase të kapur nga Rusia.

Instituti amerikan për Studimin e Luftës vlerëson se, bazuar në deklaratat e zyrtarëve ukrainas, më shumë se 2.000 ushtarë rusë janë kapur gjatë javës së parë të inkursionit të Ukrainës në rajonin rus.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se 115 trupa të saj u liruan në këmbim të lirimit të numrit të njëjtë të të burgosurve ukrainas.

Sipas saj, këmbimi i tyre u ndërmjetësua nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas Kombeve të Bashkuara, shumica e të burgosurve ukrainas të luftës përballen me neglizhencë mjekësore, me keqtrajtime të mëdha dhe sistematike dhe madje edhe me torturim në burg./REL

Powered by WordPress