Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Ukraina dhe BE fillojnë negociatat e anëtarësimit, liderët e cilësojnë si moment historik

Ukraina dhe BE fillojnë negociatat e anëtarësimit, liderët e cilësojnë si moment historik

Bashkimi Evropian ka nisur zyrtarisht negociatat e pranimit të Ukrainës në Luksemburg. Fillimi i negociatave u cilësua si “historik” si në Bruksel ashtu edhe në Kiev.

“Një Ukrainë e fortë nuk është e mundur pa BE, dhe një BE e fortë nuk është e mundur as pa Ukrainën”, deklaroi në hapje të tryezës kryeministri ukrainas Denys Chmygal.

“Moment historik” ishte edhe për presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Negociatat e anëtarësimit që do të hapim sot do të jenë rigoroze dhe kërkuese. Me vendosmëri dhe përkushtim besojmë në aftësinë tuaj për të arritur një përfundim pozitiv”, deklaroi ministri i Jashtëm belg Hadja Lahbib, president i rradhës i BE-së.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen e përshëndeti gjithashtu këtë “lajm të mirë”.

Midis vendeve të BE-së, Hungaria e Viktor Orban nuk është dakord.

“Ukraina është ende shumë larg nga plotësimi i të gjitha kritereve përpara se të jetë në gjendje të bashkohet me unionin”, tha ministri hungarez i Çështjeve Evropiane Janosh Boka.