Një ekip punonjësish të urgjencës ukrainase janë nisur për në Turqi për të marrë pjesë në operacionet e shpëtimit dhe pastrimit nga tërmeti vdekjeprurës që ka ndodhur të hënën.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë sot se specialistët ukrainas kanë përvojë të përshtatshme në trajtimin e fatkeqësive natyrore.
Ekipi përbëhet nga pothuajse 90 punëtorë shpëtimi dhe përfshin 10 qen kërkim-shpëtim të trajnuar për të gjetur njerëzit e zhdukur, ka bërë të ditur shefi i policisë kombëtare, shkruan BBC.
Ndryshe, si pasojë e tërmetit të së hënës, mbi 9 mijë persona kanë vdekur në Turqi dhe Siri.
LEXO EDHE:
/TV Arbëria