Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ukaj: Rënia për 19 vende më poshtë në lirinë e medias tregon se është cënuar edhe demokracia

Ukaj: Rënia për 19 vende më poshtë në lirinë e medias tregon se është cënuar edhe demokracia

Kosova ka rënë 19 vende më poshtë sa i përket lirisë së medias.

Kështu thuhet në raportin e fundit të publikuar nga “Reporterët pa Kufij”.

Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që duhet të ishin garantuesit e saj, autoritetet politike.

 

Në lidhje me këtë raport ka folur për, njohësi i zhvillimeve politike në vend, Fidan Ukaj.

Ukaj tha se një raport i tillë është vërtet shqetësues ku edhe përmenden synimet e qeverisë për të mbyllur media.

Eshtë vërtet shqetësues raporti i ‘Reporterve pa Kufij’ dhe rënia per 19 vende nga renditja e lirisë së medias në Kosovë dhe përmendja e synimeve të qeverisë për të mbyllur media, e tendenca per mdikim ne median publike ( RTK )”