Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ujkani dhe Sarrazin flasin për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së

Ujkani dhe Sarrazin flasin për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së

Deputetja e LVV-së, Fjolla Ujkani, është takuar sot me emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Në darkën e punës mes dy palëve mori pjesë edhe ministrja shtetërore në zyrën për punë të jashtme të Federatës Gjermane, Anna Lührman.

Takimi u bë në kuadër të Procesit të Berlinit, teksa u bisedua për të ardhmen e Kosovës dhe rrugëtimin e shtetit drejt integrimit në BE.

“Gjermania vazhdon të jetë aleate e vendosur dhe e palëkundur e Kosovës në rrugëtimin tonë drejt integrimit në Bashkimin Evropian” shkroi Ujkani.