Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Ujkan Metaj që u arratis mbrëmë nga Dubrava ishte dënuar me shtatë vjet burg në rastin e vrasjes së policit Izet Demaj

Ujkan Metaj që u arratis mbrëmë nga Dubrava ishte dënuar me shtatë vjet burg në rastin e vrasjes së policit Izet Demaj

Ujkan Metaj i dënuar me 11 vjet burgim është arratisur mbrëmë nga Burgu i Dubravës, mëson Express brenda organeve të drejtësisë.

Emri i Ujkan Metajt është i njohur edhe në rastin e vrasjes së policit, Izmet Demaj.

Gjykata Themelore në Pejë gjatë 2019 e kishte dënuar me pesë vjet burg, të akuzuarin Ujkan Metaj, pasi i njëjti e kishte pranuar fajësinë se e kishte ndihmuar tani të ndjerin Kamer Metaj, për të kryer grabitjen e bankës në Istog, ku si pasojë e kësaj, ishte vrarë polici Izet Demaj.

Gjatë kësaj grabitje, gjatë shkëmbimit të zjarrit me pjesëtarë të policisë, kishte mbetur i vdekur edhe grabitësi Kamer Metaj.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga kryetarja e trupit gjykues, Lumturije Muhaxheri, të akuzuarit Ujkan Metaj do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgimin nga 27 dhjetori 2018, e tutje, raportonte atëherë Betimi për Drejtësi.  Por më pas Apeli ia shtoi edhe dy vjet, e që në plotëni ai për këtë rast u dënua me 7 vjet burgim

Në bazë të këtij aktgjykimi është shqiptuar edhe dënimi plotësues, konfiskimi i automjetit “Golf 4”, pronë e tani të ndjerit Kamer Metaj, një pushkë automatike “AK 47”, një granat dore “M-75” dhe një revole e tipit “Çeska”.

Përndryshe ndaj Metajt ka ekzistuar edhe një aktakuzë për tentim vrasje.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, më 5 maj 2018, pretendohet se i akuzuari Ujkan Metaj, me 3 dhjetor 2017, rreth orës 11:25, në afërsi të fshatit  Rakosh, Komuna e Istogut, ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin Bajram Sadrijaj, në lidhje me detyrën zyrtare të tij, dhe e ka vu në rrezik jetën e personave të tjerë, dhe atë të dëmtuarit Sokol Januzaj

Powered by WordPress