Prania e manganit në liqenin e Badocit, është ende e lartë, rrjedhimisht uji s`mund të përdoret për pije dhe zierje. Qytetarët po furnizohen me ujë në mënyra të ndryshme. Furnizimi po bëhet edhe përmes autoboteve të siguruara nga Ujësjellësi i Prishtinës.
Prania e manganit në liqenin e Badocit, është ende e lartë. Deri në përmirësimin e vlerave, qytetarët po shfrytëzojnë alternativa të tjera për furnizim me ujë të pijshëm.
Njëra nga alternativat është përmes autoboteve të siguruara nga KRU Prishtina.
Përveç autoboteve, qytetarët thanë se edhe po e blejnë në markete ujin e pijshëm.
Zëdhënësja e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Arieta Mjeku tha se 0.08 mg për litër është sasia e manganit në sasinë e ujit të patrajtuar. Ndërsa tek uji i trajtuar, 0.03 mg për litër.