Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ujësjellësi “Prishtina” realizon aksion për lidhjet ilegale të ujit në Prishtinë dhe Lipjan

Ujësjellësi “Prishtina” realizon aksion për lidhjet ilegale të ujit në Prishtinë dhe Lipjan

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka ndërmarrë aksione të shumta gjatë ditës së sotme për të luftuar lidhjet ilegale të ujit në disa pjesë të qytetit dhe rrethinës.

Një ndër to është realizuar në Veternik, ku inspektorët e ujësjellësit po vazhdojnë me kontrolla intensive për të identifikuar lidhjet ilegale të ujit në prona private dhe biznese.

Në një postim të bërë në Facebook, u theksua se çdo shkyçje e paligjshme është një shkelje e rëndë ligjore dhe do të trajtohet në përputhje me ligjin.

Përveç aksionit në Veternik, u gjet edhe një lidhje e paligjshme në Llukar, ku uji po përdorej për ujitjen e oborrit dhe serave. Po ashtu, inspektorët e ujësjellësit në Lipjan zbuluan përdorimin e paligjshëm të ujit në fshatrat Janjevë dhe Gushtericë.