Një risi e rëndësishme vjen direkt nga rregullorja e UEFA-s e cila së shpejti do të ketë të bëjë me Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencave.
Organi që menaxhon garat ndërkombëtare evropiane ka bërë një ndryshim që do të hyjë në fuqi nga sezoni futbollistik 2024/25. Nga ai edicion e tutje, klubet pjesëmarrëse në këto tri kompeticione nuk do të mund të kalojnë nga një kompeticion në tjetrin. Pra, nuk do të aplikohet rregulli i rënies nga njjë garë në tjetrën nga faza e grupeve.
Për të kuptuar plotësisht se në çfarë konsiston ndryshimi, së pari duhet kuptuar mekanizmin aktual. Për momentin, në përfundim të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, skuadra e vendit të tretë në secilin grup bie nga kompeticioni që merr pjesë në fazën e 3/32-të të Ligës së Evropës. Në të njëjtën mënyrë, skuadra e tretë në çdo grup të Ligës së Evropës vazhdon rrugëtimin e saj evropian nga raundi i 1/32-të në Ligën e Konferencës.
Por, nga sezoni 2024/25 ky mekanizëm do të zhduket, duke lënë hapësirë për një rregull të ri. Në fakt, nuk do të jetë më e mundur që një klub të kalojë nga një kompeticion i UEFA-s në tjetrin.
/TV Arbëria