Me rastin e ditëlindjes së 32-të, futbollistit me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit, Xherdan Shaqirit i erdhën urime të shumta nga mbarë bota.
Në mesin e urimeve të familjarëve, padiskutim që ishin të shumta urimet edhe nga bota e futbollit.
Pas Liverpool-it, edhe UEFA ka uruar Shaqirin, madje atë sot e postuan dy herë në faqen e tyre.
Postimi i parë i UEFA-së është një fotografi e vitit 2008, ku futbollisti shihet mjaft i ri, e goxha ndryshe nga pamje që ka sot si 32-vjeçar.
Ndërsa, postimi nga UEFA EURO 2024 riktheu golin ikonik të Shaqirit në EURO 2016.
“Goditja ikonike me biçikletë e Xherdan Shaqirit në EURO 2016”, shkruhet mbi postim.
/TV Arbëria