Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > UEFA njofton se ka nisur procedurat disiplinore për ndeshjen Rumania – Kosova

UEFA njofton se ka nisur procedurat disiplinore për ndeshjen Rumania – Kosova

UEFA ka hapur një hetim për të gjykuar rastin në ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës, ku ka njoftuar në faqen e tyre zyrtare se të dyja Federatat janë duke u hetuar.

“Procedura disiplinore është nisur kundër Federatës Rumune të Futbollit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës në përputhje me nenin 55 të Rregullores Disiplinore të UEFA-s pas ndeshjes së Ligës së Kombeve të UEFA-s ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës të luajtur më 15 nëntor 2024 në Bukuresht, Rumani”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në fund thuhet se informacione të mëtejshme rreth këtyre procedurave do të vihen në dispozicion në kohën e duhur.

Të dyja palët besojnë se kanë argumente për të fituar ndeshjen në “tavolinë”.

Powered by WordPress