Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > UEFA mund ta përjashtojë Juventusin nga garat evropiane

UEFA mund ta përjashtojë Juventusin nga garat evropiane

UEFA thuhet se po përgatitet të ndëshkojë Juventusin me përjashtim nga garat evropiane për shkak të fitimeve kapitale që supozohet se mund të jenë bërë përmes falsifikimeve.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se UEFA i ka vëzhguar nga afër problemet ligjore të “Bianconerëve” gjatë vitit të kaluar dhe ka kryer hetimin e vet mbi praktikat financiare të klubit, duke marrë dokumente të panumërta nga Prokuroria Publike e Torinos.

Ankesa e Juventusit drejtuar gjykatës kundër zbritjes së 15 pikëve ishte pjesërisht e suksesshme, duke u anuluar përkohësisht në pritje të një gjyqi të ri sportiv. UEFA është optimiste se një vendim ligjor do të merret në Itali deri në fund të qershorit, por po planifikon të lëvizë nëse gjërat zgjasin më shumë se sa pritej.

Ajo që përbën një kërcënim real për Juventusin është Fair Play Financiar. Në shtator të vitit 2022, klubi u gjobit me 3.5 milionë euro nga UEFA për shkelje të këtyre rregullave dhe ata nënshkruan marrëveshje të ndryshme që i lejojnë ata të shmangin një gjobë prej 19.5 milionë euro, përcjellë KosovaPress.

Nëse Juventusi nuk arrin të kualifikohet në Champions League, Europa League ose Europa Conference League, urgjenca do të hiqet për UEFA-n, duke i lejuar ata të presin sistemin e drejtësisë italiane dhe se një përjashtim i mundshëm nga garat mund të shtyhet për sezonin 2024-25.

Nëse Zonja e Vjetër fiton një vend në një kompeticion klubesh evropiane, UEFA do të duhet të bëjë një lëvizje të shpejtë, me gjasë para fundit të korrikut ose fillimit të gushtit. Përjashtimi nga këto gara është një rezultat i mundshëm, për faktin se marrëveshja për pranimin e fajësisë në shtator ishte bazuar në bilancet e dyshimta.

/TV Arbëria

Powered by WordPress