Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > UEFA i vazhdon licencimin FFK-së edhe për vitin vijues

UEFA i vazhdon licencimin FFK-së edhe për vitin vijues

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) gjatë javës që e lamë pas e ka kaluar me sukses procesin e licencimit dhe auditimit nga Departamenti i Licencimit të UEFA-s.

Zyrtarë të Konfederatës Evropiane qëndruan në Kosovës nga e hëna deri të premten, duke e elaboruar hollësisht dokumentacionin e ofruar nga FFK-ja, raporton TV Arbëria.

Zyrtarët e UEFA-s u ndanë të kënaqur me progresin e bërë nga FFK-ja dhe premtuan përkrahje të vazhdueshme për zhvillimin e mëtejmë të futbollit të Kosovës.

Në këtë formë, zyrtarët e UEFA-s e konfirmuan vazhdimin e licencimit të FFK-së edhe për vitin vijues.