Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Udhëtarit i kapet substancë narkotike gjatë kontrollit në Vërmicë, arrestohet

Udhëtarit i kapet substancë narkotike gjatë kontrollit në Vërmicë, arrestohet

Zyrtarë të Doganës së Kosovës në bashkëpunim me policinë kanë ndaluar për kontroll një automjet të drejtuar nga një shtetas i vendit fqinj në pikën kufitare të Vërmicës.

Gjatë “kontrollit të detajuar”, Dogana tha se në çantën e udhëtarit dhe brenda një kutie metalike është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Personi është arrestuar, ndërsa rasti i është dorëzuar institucioneve kompetente për procedim të mëtejshëm.

Dogana tha se kontrollet dhe veprimet e përbashkëta të institucioneve të sigurisë dhe zbatimit të ligjit synojnë forcimin e sigurisë kufitare dhe mbrojtjen e interesit publik.