Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Udhëheqësi i skuadrës që dyshohet se vrau rreth 95 shqiptarë në burgun e Dubravës vjen nga Spanja në BeH

Udhëheqësi i skuadrës që dyshohet se vrau rreth 95 shqiptarë në burgun e Dubravës vjen nga Spanja në BeH

Brenda pak ditësh, një nga vrasësit më monstruoz të klanit “Zemun” duhet të ulet në aeroportin e Sarajevës.

Mirëpo, rrethanat në të cilat ai shkon në BeH janë të mjegullt, misterioze dhe një skandal i madh është në prag, shkruan Raport.

Më 17 janar, një aeroplan nga Spanja është paraparë të ulet në Sarajevë, me një nga vrasësit më të famshëm me qira të klanit famëkeq Zemun, Sinisha Petriq Zenica.

Sipas informacioneve të raportit, ai ka kërkuar që të vuajë pjesën e mbetur të dënimit në Bosnje-Hercegovinë, gjë që është pranuar nga Gjykata e Qarkut në Banja Luka në rrethana të çuditshme.