Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 24 tetor në Ferizaj, E.M., me dashje kishte shtyrë dy të mitur që të digjnin veturën e dikujt me të cilin ishte i mllefosur.
I dyshuari ia ofroi 1000 euro një të mituri, kështu që “rreth orës 03.26, në parkingun e qendrës tregtare ‘The Village’, njëri nga miturit me një çekan thyen dritaren e derës së veturës së të dëmtuarit të tipit ‘Fiat Abart’, e pastaj i mituri tjetër hedh benzinë në brendi të veturës dhe ia vë flaken, e cila dëmtohet tërësisht dhe vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 19.000.00 euro”, njoftoi Prokuroria.
I pandehuri që nga 31 tetori gjendet në masën e ndalimit 48 orësh.