OnePlus 12 vjen së shpejti në treg dhe tashmë dihen disa detaje të këtij telefoni.
Telefoni celular do të përdorë një ekran 6.82 inç 18.8:9 krahasuar me ekranin 6.7 inç 20:9 të paraardhësit të tij. Është një rezolucion prej 1,440 x 3,168 piksel, ndërsa ndriçimi maksimal arrin 2600 nits.
Në nivele të ulëta ndriçimi, ekrani do të përdorë zbehjen PWM me frekuencë të lartë prej 2,160 Hz. Sipas rendereve të CAD, mund të konkludohet se ekrani i modelit të ri do të jetë pak më i lakuar në krahasim me OnePlus 11.
Paneli i ri do të prodhohet nga BOE, ndërsa i vjetri është prodhuar nga Samsung. Do të jetë ende një panel LTPO me shpejtësi rifreskimi 120 Hz.
OnePlus 12 do të ketë deri në 24GB RAM dhe 1 TB memorie, ndërsa modeli më i mirë i vjetër kishte 16GB RAM dhe 512GB memorie të brendshme.
Prezantimi pritet të bëhet në dhjetor, ndërsa telefoni do të mbërrijë në tregun botëror pas janarit.
OnePlus 12 do të fuqizohet nga procesori i ri Snapdragon 8 Gen 3, si dhe do të ketë një kamerë kryesore 50MP (Sony IMX966), një kamerë 48MP për foto ultra të gjerë dhe një tjetër periskopike me zmadhim 3x.
Ai do të fuqizohet nga një bateri me një kapacitet prej 5,400 mAh (400 mAh më shumë se paraardhësi i tij), dhe do të mbështesë karikimin me kabllo me kapacitet prej 100W dhe 50W “wireless”.
/TV Arbëria