Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > U vetëplagos me armë zjarri, pas trajtimit mjekësor i dyshuari dërgohet në mbajtje

U vetëplagos me armë zjarri, pas trajtimit mjekësor i dyshuari dërgohet në mbajtje

Një person ka pranuar tretman mjekësor pasi dyshohet se u vetëplagos me armë zjarri.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se i dyshuari pasi mori ndihmën mjekësore u dërgua në mbajtje.

“Fsh. Rakaj, Ferizaj 20.10.2026-22:30. I dyshuari mashkull kosovar, ka pranuar tretman mjekësor në e emergjencën e Ferizajt pasi që i njëjti sipas mjekëve kishte disa plagë nga arma e zjarrit që dyshohet se është vetëplagosur. Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia  e tij, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Pas tretmanit mjekësor i dyshuari është intervistuar dhe dërguar në mbajtje. Lidhur me rastin janë intervistuar dy dëshmitarë rasti. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.