Një qytetar nga Lipjani dyshohet se ka vdekur dje në mënyrë aksidentale.
Sipas policisë ai dyshohet se nga pakujdesia e ka ndezur traktorin në mënyrë të parregullt derisa ishte në shpejtësi. Si pasojë traktori ka lëvizur në mënyrë të pakontrolluar duke e goditur atë.
Vdekjen e tij e ka konstatuar Emergjenca e Lipjanit ndërsa trupi është dërguar për obduksion.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka mbetur pa shenja jete pasi që dyshohet se i njëjti nga pakujdesia e ka ndezur traktorin në mënyrë të parregullt derisa ishte në shpejtësi, dhe si pasojë traktori ka lëvizur në mënyrë të pakontrolluar duke e goditur viktimën mashkull kosovar. Lidhur me rastin vdekja e viktimës është konstatuar në emergjencën e qytetit, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në njoftimin e Policisë.