Katër persona mbetën të lënduar si shkak i një therje me thikë që ndodhi mbrëmë në Ferizaj.
Një burrë rreth 59-vjeçar raportohet të ketë therur me thikë katër persona, në mesin e të cilëve ishin edhe dy të mitura.
Në lidhje me këtë është deklaruar familjari i vajzave të mitura që e pësuan në këtë rast.
Jeton Emini ka deklaruar se rreth orës 15:15 personi i moshuar ka therur me thikë vajzat e mitura që ishin mysafir tek ai. Ai bëri të ditur se ato po qëndronin si mysafire tek axha i tij.
Madje ai tha se therja në këtë rast u bë pikërisht para derës së shtëpisë së tij.
Ai theksoi se njëra prej vajzave ishte liruar nga spitali kurse tjetra dhe një mashkull rreth të 30-tave janë duke vazhduar trajtimin në QKUK.