Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Magazinë > “U shkoi në Kumanovë me zor”, Sara Gjordeni flet për raportet me familjen e Bardhit

“U shkoi në Kumanovë me zor”, Sara Gjordeni flet për raportet me familjen e Bardhit

Prej muajsh është komentuar raporti i Bardhit me Sara Gjordenin, por edhe për këtë të fundit në raport me familjarët e artistit.

Pati fjalë e aludime të ndryshme rreth kësaj marrëdhënie, e cila tani ka marrë një drejtim tjetër.

Sara i është përgjigjur ndjekëses, e cila i tha që nëna e Bardhit duket e lumtur që ka një nuse të tillë.

Foto: Screenshot/Instagram

Me këtë rast, ish-konkurrentja ka sqaruar raportin e tyre dhe tha se është krejtësisht ndryshe nga ajo që kanë menduar njerëzit.

“Në sytë e vjehrrës tënde është parë që është shumë e lumtur që ka një nuse si ty”, ka qenë komenti i një ndjekësi.

“Unë dhe nëna Selvie kemi pasur një marrëdhënie mëse të respektueshme dhe plot dhembshuri që momentin e parë. Atëherë kur të gjithë thoshin ‘Sara u shkoi me Kumanovë me zor’. Në fakt, ka qenë nëna e Bardhit që më kërkoi me ngulm pranë saj”, u përgjigj ajo.

Modelja e njohur shtoi: “Lidhja jonë nuk ka asnjë të ngjashme me çfarë është komentuar. Nëna ka qenë ndër mbështetëset e mia më të mëdha në Big Brother VIP, më ka njohur jashtë tij dhe ka shpresuar nga dita e parë me zemër që unë të isha nusja e Bardhit”.

Powered by WordPress