Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > “U shemb pllaka e një shtëpie të pabanuar”, çka dihet për tragjedinë me tre viktima në Gjakovë?

“U shemb pllaka e një shtëpie të pabanuar”, çka dihet për tragjedinë me tre viktima në Gjakovë?

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Jabllanicë të Gjakovëa. Atje tre fëmijë kanë vdekur si pasojë e shembjes së një shtëpie të pabanuar.

Fillimisht lajmin e konfirmoi Lumni Graishta nga Policia Rajonale e Gjakovës.

Ai tha se njëri nga viktimat është 16 vjec dhe tjetri 14 vjeç, ndërsa për të tretin ende nuk dihet mosha saktë.

Më pas, detaje të reja dha zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai tha se vdekja e tre fëmijëve erdhi si pasojë e shembjes së pllakës se një shtëpie të pabanuar.

Elezaj shtoi se personeli mjekësor ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e viktimave

“Më datë 1 shkurt 2025, rreth orës 22:50, jemi njoftuar se në fshatin Jabllanicë është rrëzuar pllaka e një shtëpie të pabanuar, duke zënë poshtë tre fëmijë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore, si dhe ekipet e emergjencës, përfshirë ambulancën dhe zjarrfikësit. Personeli mjekësor ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e viktimave. Lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilin, aktualisht janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore”, tha ai.