Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > U rrah në pishinë, u lëndua, shkoi në spital, tentoi të ikë nga policia, shkaktoi aksident, në fund u arrestua

U rrah në pishinë, u lëndua, shkoi në spital, tentoi të ikë nga policia, shkaktoi aksident, në fund u arrestua

Një rrahje ka ndodhur të mërkurën në një pishinë në Istog para orës 17:00.

Si pasojë e kësaj rrahjeje dy persona kanë pësuar lëndime.

Një person është arrestuar dhe ndaluar me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë. I njëjti gjatë ikjes kishte shkaktuar aksident trafiku, por është kapur më pas nga policia.

Lajmin e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

“Pak para orës 17:00 policia ka pranuar informatën se në një nga pishinat në Istog ka ndodhur një rrahje. Dy persona kanë pësuar lëndime. Fillimisht janë dërguar për trajtim në QKMF-në në Istog e pastaj edhe në spitalin rajonal në Pejë, ku pas trajtimit janë liruar.

Një person është arrestuar dhe ndaluar me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë . I njëjti gjatë ikjes kishte shkaktuar aksident trafiku, por është kapur më pas nga policia. Derisa edhe disa persona të tjerë të dyshuar, janë në kërkim policor”, ka thënë Rugova.