Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > U realizua në vitin 1972, premiera e filmit të restauruar ”Kapedani” së shpejti! Detajet e turkut

U realizua në vitin 1972, premiera e filmit të restauruar ”Kapedani” së shpejti! Detajet e turkut

“Teknologjia digjitale na siguron tani cilësi maksimale të figurës e na tregon detaje të trukut të aktorëve që ne si spektatorë nuk duhej t’i shihnim”, shkroi AQSHF në rrjetet sociale. Filmi “Kapedani” është realizuar në vitin 1972 me regji të Muharrem Fejzos dhe Fehmi Hoshafit, me skenarin e shkruar nga Skënder Plasari dhe muzikën e Tahsim Hoshafit. Në ato vite, ndodhte që kinostudioja caktonte dy regjisorë, kryesisht kur bëhej fjalë për realizimin e filmave të parë.

Tek “Kapedani” interpretojnë aktorë të njohur si Albert Vërria me rolin e xha Sulos, Nikolin Xhoja me rolin e xha Beqos, Flora Mërtiri (kryetarja), Robert Ndrenika (djali i xha Sulos), Lazer Filipi (shoku Ropi) etj. Një pjesë e madhe e filmave të prodhuar nga Kinostudio “Shqipëria e Re”, janë dixhitalzuar e restauruar. Disa prej tyre, së fundmi janë shfaqur në ekranin e Kinemasë Verore të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave (DPA) në kuadrin e Vitit Mbarëkombëtar të 80-vjetorit të Çlirimit. Me rastin e këtij përvjetori jubilar, inkurajohen të rinjtë të njohin të kaluarën historike të Shqipërisë. Në bazë të nenit 4 të ligjit “Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

HISTORIA

Filmi “Kapedani” është prodhim i vitit 1972 nga regjisori Muharrem Fejzo dhe Fehmi Hoshafi me skenar të Skënder Plasari, Producent: Shqipëria e Re, Muzika : Tahsim Hoshafi. Kapedani është prodhuar në vitin 1972 nga Kinostudio Shqipëria e re, skenari i filmit është Skënder Plasari, Regjizor Fehmi Oshafi dhe Muharrem Fejzo, muzika nga Tahsim Hoshafi. Interpretojnë aktorë te njohur si Albert Vërria me rolin (xha Sulo), Nikolin Xhoja me rolin (xha Beqo), Flora Mërtiri me rolin(Kryetarja),Robert Ndrenika me rolin (djali i xha Sulos), Lazer Filipi me rolin (shoku Ropi) etj.

Në fshat në krye të kooperativës po komandon një grua dhe xha Sulo i ankohet për këtë shokut të tij Beqo. Kështu fillojnë situatat komike. Ai vendos të kërkojë “të drejtat” e tij në Tiranë ku miku i tij Ropi punon në një post të rëndësishëm. Por xha Sulo gjen në Tiranë jo vetëm nusen e tij balerinë por edhe Beqon bashkë me të cilin zbulon se është i rrethuar nga bota e grave. Xha Suloja e ka të vështirë të pranojë ta urdheroj një grua. Kulmi arrin kur kryetarja e kooperativës gjatë një alarmi natën e cakton të kujdeset për kotecin e pulave. Xha Suloja revoltohet: Një burrë me goxha mustaqe të meret me pulat!! Dhe e braktis detyrën… Por të nesërmen, merr vesh se organizata e partisë i ka vënë fletërrufe. Ai e heq fleterrufenë dhe kjo bëhet shkas i një konflikti me të madh. Xha Suloja kërkon të drejtën. Vendos ti drejtohet ish komisarit të dikurshëm. Ai është funksionar partie në kryeqytet.

Niset. Atje ai ka të birin oficer. Rrugës sheh gra shofere, faturino, mjeke. Këto nuk i pëlqejnë. Ish-komisarin e gjen në punë fizike, por ç’të shoh?! Ky funksionar i bindet një gruaje brigadiere! Do që të bisedojë me komisarin, por heq dorë. Fillon të mendohet dhe nis rrugën e kthimit në kooperative me të tjera mendime. Dikush i propozon te pres mustaqet e gjata se ato ja kanë fajin. “Kapedani është njeriu më i sinqertë dhe i vërtetë i gjithë ngjarjes. Fill pas konstatimit të Tiranës “hipermoderne”, ai nuk mbyll sytë, nuk thotë nuk di asgjë dhe as nuk kthehet në fshatin e tij nën hijen e kokës gjysmë ulur, siç do vepronte një hipokrit. Kapedani skandalizohet aq shumë nga faktet e reja të dijes sa sëmuret në trup e mendje.

Beqoja, nga ana e tij, është një hap para Sulos, por ende i pavendosur për rrugën që duhet të marrë. Vlerëson marrëdhënien me mikun e tij bashkëfshatar, epopetë e së kaluarës, por herë largohet nga frika e pasojave të veprimeve të Sulos, të cilat mund të bien dhe mbi të, e herë afrohet kur ka nevojë për një kapedan, për një udhëheqës të momentit. Beqoja shfaqet më inteligjent sipas konceptit të inteligjencës përfituese/oportuniste, prandaj mbijeton më lehtë, pa vuajtur shtrëngesat shoqërore. Shtresa shoqërore që ndodhet te Suloja është e destinuar të vdesë, të shuhet ose të reformohet, kurse ajo e Beqos përfaqëson pjesën më të madhe të shqiptarit nën totalitarizëm, tej mase realist për t’iu përshtatur situatave sipas një arsyeje dhe mendësie pragmatiste.

Është xha Suloja ai që pëson përsiatjet psikologjike të pushtetit të ri, është ai që sëmuret, neurotiku, i forti, i cili zbutet dhe nënshtrohet me hir e me pahir, për t’iu afruar kështu mediokritetit mesatarizues të turmës dhe atij të Beqos”.

Themes by WordPress