Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > U raportua për mungesë të ndriçimit publik në disa lagje të Prishtinës, komuna bën rregullimin e tyre

U raportua për mungesë të ndriçimit publik në disa lagje të Prishtinës, komuna bën rregullimin e tyre

Qytetarët e Prishtinës kanë raportuar në vazhdimësi për mungesë të ndriçimit publik në disa lagje, për të cilat komuna ka marrë masa.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook në platformën ndreqe.com, janë bërë 17 ankesa për ndriçim publik të cilat janë raportuar nga qytetarët për lagjet Medrese, Qendër, Lakrishtë, Dardani dhe Ulpianë.

“17 ankesa për ndriçim publik të raportuara nga qytetarët në lagjet Medresa, Qendër, Lakrishtë, Dardani dhe Ulpianë në Kryeqyteti Prishtina janë rregulluar nga komuna.

Për më shumë klikoni në linkun https://ndreqe.com/reports dhe zgjedhni raportimet e rregulluara nga komuna e Prishtinës”, thuhet në postim.

Ndërkaq, vazhdoni të raportoni për zgjidhje më të shpejtë të problemeve në Komunën tuaj.

/TV Arbëria