Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Magazinë > U përfolën për krizë në çift, Einxhel Shkira shuan çdo dyshim për raportin e saj me DJ Dagz

U përfolën për krizë në çift, Einxhel Shkira shuan çdo dyshim për raportin e saj me DJ Dagz

Einxhel Shkira dhe DJ Dagz kanë qenë në qendër të thashethemeve online ditët e fundit pasi janë përfolur për një krizë mes tyre.

Ka qenë mungesa e një urimi publik nga Einxheli për ditëlindjen e Dagz që i ka ndezur këto thashetheme dhe fakti që ajo nuk u pa në festën e tij i nxiti akoma më shumë.

Mirëpo, moderatorja u ka dhënë fund këtyre pretendimeve, pasi është shfaqur në Sunny Hill ku Dagz ka qenë duke performuar. Jo vetëm kaq! Einxhel mbante në qafë një varëse ku shkruante “Dagz”.

Ajo ka postuar gjithashtu momente nga performanca e PM dhe Dagz, të cilët i ka bërë edhe tag.

Kaq mjafton për t’u dhënë një përgjigje të qartë të gjithë atyre që dyshonin se mes çiftit gjërat nuk po shkonin mirë.

Powered by WordPress