Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Tentoi t’i korruptojë policët, arrestohet shtetasi i Serbisë

Tentoi t’i korruptojë policët, arrestohet shtetasi i Serbisë

Është arrestuar një shtetas i Serbisë, pasi i njëjti pas ndalimit nga njësiti policor, u ka ofruar 20 euro ryshfet.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se paratë janë konfiskuar, derisa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Magj. Gjilan-Prishtinë 12.04.2023-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti pasi ishte ndalur nga njësiti policor, gjatë kontrollimit të dokumente, u ka ofruar 20 € ryshfet. Paratë janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, raporti i plotë i policisë.

/TV Arbëria