Jose Mourinho pranon se Monza që ishte nga minuta e 41-të me dhjetë lojtarë në fushë nuk e meritonte të humbiste kundër Romës dhe shpjegon se çfarë ndodhi me kartonin e tij të kuq.
Giallorossët u dukën krejtësisht të pafrymëzuar në pjesën më të madhe të ndeshjes, pasi Danilo D’Ambrosio u përjashtua me karton të kuq në pjesën e parë.
Romelu Lukaku dhe Sardar Azmoun kishin ca goditje, por Stephan El Shaarawy shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 90-të.
“Mendoj se Monza nuk e meritonte ta humbiste ndeshjen. Natyrisht, jam shumë i kënaqur me pikët, por gjithmonë kam ndjerë se skuadra ime po luftonte. Ne bëmë shumë gabime teknike, lojtarët ishin të drenazhuar fizikisht pas udhëtimeve të gjata në ndeshjet ndërkombëtare”, deklaroi Mourinho për Sky Sport Italia.
“Monza ka lojtarë të mirë, një trajner të mirë dhe e bëri të vështirë për të gjithë ndeshjen. Fituam me zemër, sepse provuam gjithçka për të arritur deri aty, goditëm dy herë shtyllën, ndërsa Monza pati edhe mundësi shënimi”, ka shtuar Special One.
Në mënyrë të pashmangshme, mungesa e të lënduarve Paulo Dybala dhe Lorenzo Pellegrini e lë Romën pa kreativitet.
“Ishte një lojë e ulët në nivel teknik, por në aspektin emocional ishte e fortë. Pa Dybalan dhe Pellegrinin, na mungon një lidhje. Unë u përpoqa ta bëja me Aouar, por ai ka një profil krejtësisht të ndryshëm. Ne u përpoqëm me dy qendërsulmues dhe patëm disa rezultate pozitive, por e vërteta është se kur asnjëri prej tyre nuk është kreativ ose e bën atë lidhje me mesfushën, është më e vështirë”.