Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > U munduan ta kalonin ilegalisht kufirin, pesë shtetas të Serbisë u shoqëruan në polici

U munduan ta kalonin ilegalisht kufirin, pesë shtetas të Serbisë u shoqëruan në polici

Pesë shtetas të Serbisë të gjithë në një veturë u munduan të premten ta kalojnë ilegalisht kufirin.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se ata u ndaluan në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë.

Aty dyshohet se kanë hyrë ilegalisht nga Serbia në territorin e Kosovës nëpër rrugët ilegale.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.