Ish-komandanti i UÇK’së, Shukri Buja, është liruar nga të gjitha akuzat e Prokurorisë Speciale të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, proces ky që zgjati mbi pesë vjet.
Ai sot është kthyer në Lipjan, duke u pritur si një triumfues. Për t’a pritur Shukri Bujën kishin dal qytetarët dhe të afërmit e tij. Ndërsa nuk mungonte as flamuri kombëtar
Buja ditët e fundit është shfaqë edhe në seanca publike ku është marrë në pyetje, në cilësinë e dëshmitarit.