Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > U lirua me marrëveshje që të pranojë fajësinë, publikohen pamjet e para të Julian Assange

U lirua me marrëveshje që të pranojë fajësinë, publikohen pamjet e para të Julian Assange

Janë shfaqur pamjet e Julian Assange pasi ai u lirua nga burgu mes një marrëveshjeje të raportuar për pranimin e fajësisë me Shtetet e Bashkuara.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë një përmbledhje pamjesh ku përfshihet Assange që hyn në një aeroplan privat për t’u larguar nga Mbretëria e Bashkuar.

Aty, Assange me sa duket po udhëtonte në një makinë, por fytyra e tij nuk shfaqet pasi kamera fokusohet në rrugën përpara.

Ndërkohë në pjesën tjetër paraqitet 52-vjeçari i ulur teksa mban në duar një stilolaps dhe letër, me gjasë duke plotësuar një dokument.

Ai dëgjohet duke i bërë një pyetje një burri aty pranë, i cili është jashtë kamerës, ndërsa një grua e ulur pranë Assange po shkruan gjithashtu diçka.

Më vonë Assange, i veshur me xhinse dhe një këmishë me kopsa, i afrohet një aeroplani në aeroportin Stansted të Londrës pa asnjë kufizim të dukshëm dhe ngjit shkallët për të hipur në aeroplan rreth orës 17:00 me orën lokale.