Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës pa pezulluar delegatin Arben Zeqiri me arsyetimin se ai ka kërkuar nga gjyqtarët që të ndihmohet Drita në ndeshjen e Superligës së kadetëve kundër Ulpianës.
Sipas raportit, pas përfundimit të ndeshjes, Zeqiri iu është drejtuar gjyqtarëve me fjalët ““bërllog e bane, a të thash të kesh kujdes se Dritës i nevojiten pikët”.
“Delegati Arben Zeqiri në ndeshjen e xhiros së 21-të të Superligës së kadetëve Drita – Ulpiana, sipas gjyqtarit të ndeshjes, delegati ka kërkuar nga treshja e gjyqtarëve që të ndihmohet skuadra e Dritës, pasi i duhen pikët. Ai gjatë tërë takimin dhe në mes-lojë ka bërë presion ndaj gjyqtarëve së bashku me trajnerin vendas. Pas përfundimit të ndeshjes delegati ju ka drejtuar gjyqtarit kryesor me fjalët “bërllog e bane, a të thash të kesh kujdes se Dritës i nevojiten pikët”.”, thuhet në raportin e Komisionit Disiplinoir.
Si pasojë, delegati Zeqiri pezullohet me mos ushtrim të detyrës, ndërkohë që i është kërkuar deklaratë shtesë rreth kësaj çështje.
“Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga delegati Arben Zeqiri” si dhe nga treshja e gjyqtarëve. Afati datë: 18.04.2023 ora 13:00 Delegati Arben Zeqiri, pezullohet me mos ushtrim të detyrës zyrtare deri në kompletimin e lëndës.”, thuhet tutje në këtë vendim./TV Arbëria