Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “U kam kërkuar falje familjarëve të tu atje jashtë”, momenti kur Gerta dhe Gjesti pajtohen pas rikthimit të saj në shtëpi

“U kam kërkuar falje familjarëve të tu atje jashtë”, momenti kur Gerta dhe Gjesti pajtohen pas rikthimit të saj në shtëpi

Pas një televotimi mjaft emocionues, Gerta Gixhari është rikthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke u mirëpritur me gëzim nga të gjithë banorët, përfshirë edhe vetë Gjestin.

Menjëherë pas rikthimit të saj, ajo u përball me Gjestin dhe shprehu keqardhjen e saj për incidentin që ndodhi mes tyre.

“Nëse do të rikthehej sërish ajo situatë, sigurisht që nuk do ta bëja”, u shpreh Gerta.

“Iu kam kërkuar falje familjarëve të tu”, i tha ajo Gjestit.