Një punëtor ka humbur jetën ditën e shtunë në fshatin Qirez të Skenderajt.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje mbi ngjarjen tragjike, duke njoftuar se viktima është goditur nga ekskavatori.
“Një mashkull kosovar, ka vdekur si pasojë e plagëve të pësuara pasi është goditur nga ekskavatori që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, bëhet e ditur në njoftim.
Në njoftimin e bërë për media, policia thekson se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /TV Arbëria