Shembet ndërtesa në Itali, vdesin dy fëmijë

Një ndërtesë dykatëshe u shemb në provincën jugore italiane...

Automjeti i ushtrisë serbe e shtyp veturën duke lënë 5 të vdekur, arrestohet shoferi

Pesë persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

U gjet i vdekur pas 12 ditësh nën rrënoja – Christian Atsu la pas vetës gruan dhe tre fëmijë

Extra AL PVC

Christian Atsu ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare, kanë konfirmuar të dy agjentët dhe menaxheri i tij.

Ish- futbollisti i Premier League, i cili luajti për Necastle United dhe Chelsea, u zhduk pas tërmetit shkatërrues në Turqi dhe Siri të hënën, më 6 shkurt. Trupi i tij i pajetë u gjet dhe lajmi i hidhur u konfirmua mëngjesin e së shtunës (18 shkurt).

Atsu ishte një futbollist profesionist i talentuar ganez që ka bërë emër në botën e futbollit.

Ai lindi në një familje të madhe më 10 janar 1992, në Ada Foah, Rajoni i Madh i Accra, Gana. Atsu ishte një nga dhjetë fëmijët e familjes që përbëhej nga gjashtë djem dhe katër vajza.

Ish-futbollisti së fundmi luante si sulmues për klubin turk Hatayspor dhe ishte gjithashtu pjesë e ekipit kombëtar të Ganës.

Karriera e Atsu në futbollin profesionist filloi në Porto, ku bëri emër me paraqitjet e tij mbresëlënëse. Paraqitjet e tij tërhoqën vëmendjen e Chelseat, q nënshkroi me të në 2013.

Sa i përket jetës private, Christain Atsu ishte baba i tre fëmijëve, dy djem dhe një vajzë.

Nuk ka shumë informacione në dispozicion të publikut për gruan e Christian Atsu, Marie-Claire Rupio Atsu, dhe fëmijët e tyre, pasi ata preferojnë ta mbajnë private jetën e tyre personale.

Atsu dhe gruaja e tij, Marie-Claire Rupio Atsu, kishin një histori të bukur dashurie që filloi gati një dekadë më parë kur ai luante për Porton në Portugali.

Të dy u takuan në Portugali dhe shumë shpejt ranë në dashuri. Ata u martuan në vitin 2012 dhe që atëherë ishin bashkë.

Ish-reprezentuesi ganez u gjet i vdekur pas 12 ditësh kërkimi nën rrënojat e tërmetit shkatërrues në Hatay të Turqisë. /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Shembet ndërtesa në Itali, vdesin dy fëmijë

Një ndërtesë dykatëshe u shemb në provincën jugore italiane...

Automjeti i ushtrisë serbe e shtyp veturën duke lënë 5 të vdekur, arrestohet shoferi

Pesë persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti...

Shembet ndërtesa në Itali, vdesin dy fëmijë

Një ndërtesë dykatëshe u shemb në provincën jugore italiane të Napolit herët të dielën, duke vrarë vëlla e motër.Në këtë incident, kanë mbetur të...

Automjeti i ushtrisë serbe e shtyp veturën duke lënë 5 të vdekur, arrestohet shoferi

Pesë persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën Kralevë – Rashkë në Bojaniq të Serbisë të shtunën. Një automjet i ushtrisë serbe...

“Kam dëgjuar nga mediat se Pajtimi ka probleme me mua”- Çka kishte deklaruar para policisë Shkumbin Sekiraqa pas tre muajsh qëndrim në arrati?

Shkumbin Sekiraqa, i akuzuari për plagosjen e Pajtim Gashit në mars të këtij viti, kishte qëndruar në arrati për tre muaj. Pas tre muajsh,...