A.Th., 26 vjeçar, ka vdekur sonte në repartin intenisiv në QKUK, aty ku po trajtohej nga mbrëmë për shkak të plagëve të rënda që mori nga therja me thikë. Një natë më parë, viktima u gjetë i shtrirë në tokë në lagjen Bazhdarhane të Prizrenit, ku dyshohet se është hedhur nga një automjet nga persona të panjohur.
Lidhur me rastin, policia konfirmon arrestimin e një personi të dyshuar.
Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit për TV Arbëria tha se rasti po hetohet dhe se viktima pas marrjes së ndihmës mjekësore në Emergjencën e Prizrenit, u dërgua për trajtim në ShSKUK në Prishtinë.
Raporti i plotë i policisë:
Me datë 06.07.2024 rreth orës 23:55 êshtë raportuar që në lagjen Bazhderhane në Prizren është një person i shtrire ne toke.
Patrolla policore i është pergjigjur rastit ku eshte kuptuar që viktima ishte therrur me thike. Eshte njoftuar urgjenca e qytetit, të njejtin e kane dërguar në emergjencen e spitalit rajonal të Prizrenit për tretmant mjeksor e më pas për shkak të gjendjes së rëndë i lënduari është dërguar në QKUK në Prishtinë.
Nga informatat e para dyshohet se viktima është hedhur në rrugë nga një automjet nga persona të panjohur.
Sot me datë 07.07.2024 rreth orës 21:00 nga reparti intenzivi i QKUK-s policia është njoftuar se viktima A.Th. , mashkull, 26 vjeçar ka ndërruar jetë.
I dyshuri lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar nga policia.
Rasti është duke u hetuar në kordinim me prokurorin e shtetot!!