Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > U diagnostikua me kancer, princ William flet për gjendjen e princeshës së Uellsit

U diagnostikua me kancer, princ William flet për gjendjen e princeshës së Uellsit

Princesha e Uellsit javë më parë ka njoftuar se është diagnostikuar me kancer.

I pyetur nga gazetarët për gjendjen e saj shëndetësore, bashkëshorti i Kate, princi William ka thënë se “ajo është mirë”.

Kujtojmë se Kate bëri një operacion abdominal në janar në Klinikën e Londrës pas asaj që mjekët fillimisht besuan se ishte një çështje shëndetësore, jo kanceroze. Megjithatë, pas operacionit, testet konfirmuan se kanceri ishte i pranishëm. Në fund të shkurtit, Kate filloi kimioterapinë, të cilin ajo e pranoi në një video-mesazh.