Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > U dërgua me probleme shëndetësore në QKUK, vdes pacienti

U dërgua me probleme shëndetësore në QKUK, vdes pacienti

Një pacient ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës rreth orës 04:45.

“Raportohet se ka ndërruar jetë në QKUK viktima mashkull kosovar, i cili ishte sjellur me probleme shëndetësore. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar derisa njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe IML kanë mbetur që të marr trupin e pajetë”, ka njoftuar policia.

Me vendim të prokurorit rasti iniciohet si “hetim i vdekjes” dhe i nënshtrohet procedurave hetimore.