Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > U.D. i kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi, sot mban konferencë të jashtëzakonshme

U.D. i kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi, sot mban konferencë të jashtëzakonshme

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, sot nga ora 16:00 do të mbajë konferencë për media.

Konferenca do të mbahet në objektin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

“Ju njoftojmë se sot, 19 nëntor 2025, duke filluar nga ora 16:00, Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media. Konferenca do të mbahet në objektin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë, salla në katin e III-të.”

Express sot raportoi se Kelmendi, është ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitarit për masakrën e Reçakut.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësja e Prokuroria Speciale, Arbnora Luta.

“Prokuroria Speciale mund t’ju konfirmojë se Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z.Besim Kelmendi, është ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitarit, në kuadër të procesit hetimor lidhur me rastin për të cilin keni parashtruar pyetje. Prokuroria Speciale shpreh vlerësimin për gatishmërinë dhe kontributin që z.Kelmendi ka dhënë lidhur me zbardhjen e një cështjeje penale, që Prokuroria Speciale e ka në trajtim”, ka thënë Luta në një përgjigje për Express.