Efektit të hiteve të artistëve tanë nuk po mund t’i shpëtojmë kudo që shkojmë.
E sidomos kur bëhet fjalë për një xhiro në makinë, muzika mbizotron, e ndonjëherë edhe me volum të tepruar.
Kështu veproi një fans i Butrint Imerit, i cili me të lëshuar në maksimum një nga këngët e Butrint Imerit i ndodhi e (pa)pritura.
Ai u dënua nga policia dhe ia dërgoi Butrintit dënimin e tij në foto, duke i thënë: “Mir kishe bo me ma pagu këtë dënim se me kang tane m’kan denu”.

Butrinti reagoi në InstaStory duke publikuar kërkesën e ndjekësit dhe zbuloi se dënimin ia kishte paguar.
“Këtë herë ta pagujta, po tjeter herë mos u ngut per pak’, shkroi Butrinti në postimin e tij.
