Reperi Travis Scott është liruar pasi u arrestua pas një debati të ashpër me truprojën e tij në një hotel në Paris.
CNN raportoi se punonjësit e hotelit luksoz ku po qëndronte reperi thirrën policinë për t’i dhënë fund një konfrontimi të madh, në të cilin ata vetë nuk mundën të përfshiheshin.
Zyra e prokurorit të Parisit thotë se Scott u arrestua për dhunë ndaj një roje sigurie. Pak më shumë se 24 orë më vonë, artisti 33-vjeçar u la i lirë pa akuza, sipas avokatit të tij.
Një burim i afërt me reperin tha për PageSix: “Ai u arrestua për shkak të një sherri me truprojën e tij për ngacmim dhe sjellje të keqe. Policia franceze e teproi dhe e arrestoi. Ata e mbajtën për 24 orë për shkak të sherrit. Nuk ka pasur dhunë”.