Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > U arrestua nën dyshimin se shiti tri pistoleta që i kishte me leje, ai thotë se dikush ia vodhi në shtëpi

U arrestua nën dyshimin se shiti tri pistoleta që i kishte me leje, ai thotë se dikush ia vodhi në shtëpi

Një person është arrestuar e më pas është liruar në procedurë të rregullt në Deçan.

Ai dyshohet se i ka shitur në treg të zi tri pistoleta të cilat i kishte me leje.

I dyshuari ka deklaruar se dikush ka hyrë në shtëpinë e tij dhe i kanë vjedhur ato pistoleta.

“IMPORT,EKSPORT,FURNIZIM OSE SHITJE E PAAUTORIZUAR E ARMËVE- Deçan 28.01.2025-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka shitur në treg të zi tre (3) pistoleta të cilat i kishte me leje të lëshuara nga organi përkatës. I dyshuari është intervistuar dhe ka deklaruar se ai dyshon se të dyshuar të panjohur, kishin depërtuar me forcë në shtëpinë e tij, me ç’rast edhe i kishin vjedhur armët e lartcekura të shitura. Me vendim të prokurori, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime.”